Ymeri: VV’ja si fëmijë i llastuar, i cili krejt lodrat i do vetëm për vete

Aktuale

Ymeri: VV’ja si fëmijë i llastuar, i cili krejt lodrat i do vetëm për vete

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 00:38
Visar Ymeri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka folur për ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, të cilën dikur edhe e kishte udhëhequr.

Ymeri ka sulmuar VV’në në emisionin “DPT Te Fidani”, duke thënë se me partinë që sot udhëhiqet nga Albin Kurti është vështirë të bashkëpunohet.

Sipas tij, VV’ja sillet si “fëmijë i llastuar, i cili krejt lodrat i do vetëm për vete”.

“Po duan t’i djegin të gjitha urat, mundësitë e bashkëpunimit”, është shprehur Ymeri.

Deputeti i PSD’së i është përgjigjur edhe deklaratës së kreut të VV’së, se subjekti politik i udhëhequr nga Shpend Ahmeti është vetëm “partiçkë”.

“Nuk jemi të vegjël sa po thonë”, është shprehur shkurt ai.

Ymeri ka lënë të hapur mundësinë që partia e tij të bashkëpunojë me VV’në, duke i vënë vijë të kuqe vetëm Partisë Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat