Ymeri: PSD-ja s’hyn në qeveri pa zgjedhje

Aktuale

Ymeri: PSD-ja s’hyn në qeveri pa zgjedhje

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 00:44
Visar Ymeri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka hedhur poshtë mundësinë që partia e tij të përfshihej në një qeveri pa zgjedhje, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj nga posti i tij.

“S’ka pasur as ofertë të tillë, as diskutim të tillë”, ka deklaruar Ymeri në emisionin “DPT Te Fidani”.

“Rruga e vetme përpara është të shkojmë në zgjedhje, sa më shpejt të jetë e mundur”, ka theksuar Ymeri.

“Mendojmë që Kosovës i duhet një qeveri e dalë nga zgjedhjet, që do ta ketë shumicën në Kuvend, dhe legjitimitetin qytetar”, është shprehur ai.

“Pas zgjedhjeve, shohim se si formohet qeveria”, ka thënë deputeti i PSD’së.

Ai ka bërë të ditur se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, teksa ka lënë të hapur mundësinë për një koalicion parazgjedhor.

Por, Ymeri ka thënë se PSD’ja nuk do të bashkëpunonte me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila, sipas tij, duhet të dalë në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat