Hoxha nga Peja: Burka është shpikje, nuk ekziston në Kuran

Aktuale

Hoxha nga Peja: Burka është shpikje, nuk ekziston në Kuran

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 10:13
Drilon Gashi

Drilon Gashi, studiues i fesë islame, ka thënë se burka është shpikje e njerëzve dhe se nuk ekziston në Kuran, dhe se mbulesa nuk shpreh devotshmëri, e as moral.

“Kurani thotë që gruaja duhet të mbuloj pjesët e ndjeshme, por jo fytyrën, në asnjë ajet kuranor nuk shkruan diçka e tillë, burka është shpikje e njerëzve”, ka thënë hoxhë Drilon Gashi.

Të mbulohesh, sipas hoxhës Drilon Gashi, nuk e bën një grua myslimane të devotshme. Ai në një intervistë për Rubikon tha se të gjithë ata që e përhapin një ide të tillë e kanë keqkuptuar islamin.

“Disa njerëz supozojnë se grua e devotshme është ajo që e ka të mbuluar edhe fytyrën dhe se ajo që është e mbuluar është më e devotshme se ajo që nuk është e mbuluar.

Kjo është keqkuptim i islamit dhe Kuranit sepse decidiv qartë e lidh devotshmërinë me diçka tjetër jo me metrin e pëlhurës. Zoti në Kuran thotë se ‘ju kam mundësuar të merrni rroba nga lëkurat e kafshëve, pambukut e të tjerë. Ne u kemi mundësuar të mbuloni pjesët e turpshme, por dijeni se rroba e devotshmërisë është më e madhja’”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, hoxhë Drilon Gashi, është suspenduar nga Bashkësia Islame për shkak të disa pikëpamjeve të tij që ka treguar se si e sheh ai shaminë dhe mjekrën që e mbajnë besimtarët myslimanë.

Për të gjitha këto vetë Gashi ishte sqaruar duke shtuar se keqinterpretuar me qëllim dëmtimin e tij por ankesat i ishin refuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat