Haxhiu reagon ndaj Haradinajt, e quan skandaloz vendimin e tij

Aktuale

Haxhiu reagon ndaj Haradinajt, e quan skandaloz vendimin e tij

Nga: G.B Më: 25 korrik 2019 Në ora: 13:21
Albulena Haxhiu

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi Haradinaj ka thirrur mbledhjen të Qeverisë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, këtë vendim ajo e ka quajtur skandaloz, duke thënë se secili vendim që merret ka pasoja edhe penale, pasi qeveria ka rënë me dorëheqjen e Haradinajt, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Kjo është skandaloze. Secili vendim që mendohet të merret ka pasoja edhe penale.

Kjo Qeveri ka rënë me dorëheqjen e Haradinajt.

Ky është abuzim dhe shkelje kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat