Dragusha: Kërkojmë që të fondet të dedikohen për veprime të duhura

Aktuale

Dragusha: Kërkojmë që të fondet të dedikohen për veprime të duhura

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Rinia Demokratike e PDK-së në Prishtinë, përmes një aktivitet simbolik me moton “3 Zall, 1 Cement”, ka shprehur pakënaqësinë për gropat në rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit. Përmes këtij aktiviteti ata në mënyrë simbolike i kanë mbuluar dy gropa në rrugën “Agim Ramadani”, prapa Teatrit Kombëtar.

Nënkryetari i Rinisë Demokratike të PDK-së në Prishtinë, Vilson Dragusha ka kërkuar nga krerët e Prishtinës që fondet t’i dedikojnë për nevojat e qytetarëve dhe jo të ketë teprica buxhetore, derisa kryeqytetasit ballafaqohen me probleme të mëdha infrastrukturore.

“Arsyeja që e kemi bërë këtë  aktivitet është se ne qytetarët e Prishtinës po kemi shumë probleme si në rrugë, trotuare për kalim, andaj ne lusim drejtorinë e Infrastrukturës dhe kryetarin e komunës që të merren më shumë me punët e kryeqytetit dhe fondet të i dedikojnë në vendin e duhur e jo të ketë gjithmonë mungesë punimeve dhe të ketë tepricë të buxhetit deri në 20 milionë euro në vit”, tha Dragusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat