Filluan punimet në dy projekte të reja infrastrukturore në Klinë

Aktuale

Filluan punimet në dy projekte të reja infrastrukturore në Klinë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 13:40
Pamje nga filimi i punimeve

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot mori pjesë në fillimin e punimeve në dy projekteve të reja në Klinë.

Fillimisht, Lekaj u ndal në rrugën Ujmirë - Qupevë që sipas tij është dëshmi e suksesit të qeverisë në detyrë.

Faza e dytë e rrugës Ujmirë – Qupevë ka gjatësi afro 4.3 kilometra dhe kosto mbi 332 mijë euro, ndërsa vlera e tërë projektit është rreth një milion euro.

Më pas, kreu i MIT vijoi tek rruga Siqevë-Aaqrevë për të cilin tha se ka simbolikën e rezistencës dhe sakrificës për liri, që ne sot të mund të punojmë në të mirë të qytetarëve të vendit.

Rruga Siqevë – Aqarevë, e cila lidhë Klinën me Skenderajn, ka gjatësi prej 7.8 kilometra me mbi 384 mijë euro.

Të dy këto projekte financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, nëpërmjet memorandumit të mirëkuptimit me Komunën e Klinës.

Krahas këtyre dy projekteve, ministri i bëri vizitë edhe rrethrrotullimit të përkohshëm në hyrje të Klinës, i cili redukton kolonat e gjata dhe lehtëson qarkullimin në këtë aks rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat