Kusari-Lila e paralajmëron Haradinajn, i tregon se çka duhet të bëjë urgjentisht

Aktuale

Kusari-Lila e paralajmëron Haradinajn, i tregon se çka duhet të bëjë urgjentisht

Nga: G.B Më: 25 korrik 2019 Në ora: 14:10
Mimoza Kusari Lila

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka reaguar pasi Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhje të Qeverisë për nesër.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo këtë vendim e ka quajtur të jashtëligjshëm këtë, duke thënë se që nga dorëheqja e tij, Haradinaj është vetëm kryetar i partisë së tij, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se para se të hyjë në mbledhje të qeverisë, Haradinaj duhet urgjentisht që të shkarkojë këshilltarët dhe të angazhojë një që ta mbrojë kur të ballafaqohet me pasojat ligjore të mbajtjes së mbledhjes së jashtëligjshme dhe abuzimit me detyrën të cilën vullnetarisht e dorëzoi.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Jashtëligjshmëria e mbledhjes së Qeverisë

Sot në ora 14:00 është ftuar mbledhja e Qeverisë së Kosovës, nga ish - Kryeministri i Kosovës, i cili dha dorëheqje të parevokueshme nga ky post ditë më parë.

Rrjedhimisht, ai që nga momenti kur ia "dorëzoi" popullit mandatin, ish - Kryeministri është vetëm kryetar i partisë së tij dhe qytetar i thjeshtë i Republikës së Kosovës dhe i pushojnë të gjitha obligimet dhe përgjegjegjësitë e detyrës që mban, përfshirë edhe shkuarjen në zyre dhe vazhdimin e obligimeve të Kryeministrit.

Para se të hyjë sot në ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të Qeverisë, ish Kryeministri të lirojë URGJENTISHT nga detyra këshilltarin e tij ligjor dhe të angazhojë një tjetër i cili do ta mbrojë kur të ballafaqohet me pasojat ligjore të mbajtjes së mbledhjes së jashtëligjshme dhe abuzimit me detyrën të cilën vullnetarisht e dorëzoi.

Nëse ka planifikuar ish-Kryeministri të vazhdojë fushatën politike me resurset e shtetit të Kosovës të cilat i përdori deri më tani, është gabuar rëndë.

Qeveria është e shkarkuar vullnetarisht dhe me të edhe krejt të emëruarit e saj. Shkoni në shtëpi dhe mos e ngarkoni shtesë veten me shkelje, se deri më tani keni bërë mjaft.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat