“S’po dua ma me u marrë me ketë punë, bëni si të doni, puna e mbarë pa mua”

Aktuale

“S’po dua ma me u marrë me ketë punë, bëni si të doni, puna e mbarë pa mua”

Nga: M.H Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:25
Ramush Haradinaj

Z. Haradinaj, ka dhënë dorëheqje dhe kjo nuk i jep të drejtë atij as të duket më në zyrat e qeverisë së Kosovës Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, nesër ka thirrur mbledhje të Qeverisë, nga e cila ai dha dorëheqje vetë.

Mbledhja do të fillojë nesër me fillim prej orës 14:00. Ndër pikat e rendit të ditës është edhe emërimi i anëtarëve të bordit të autoritetit civil. Ky veprim i Haradinajt bie drejtpërdrejtë ndesh me Kushtetutën e vendit, e cila saktëson qartë se me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria që udhëhiqet nga ai person rrëzohet e tëra.

Analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot” tha që është për keqardhje se si politikanët ende nuk e kanë mësuar punën e tyre dhe se , z. Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe kjo nuk i jep të drejtë atij as të duket më në zyrat e qeverisë së Kosovës, e lere ma me thirrë mbledhje:

“Është vërtetë për keqardhje se si politikanët shqiptarë edhe përkundër faktit se me dekada dominojnë politikën shqiptare, ende nuk janë në gjendje ta mësojnë punën e tyre primare, njohjen me të drejtat dhe detyrimet që i kanë si bartës institucioneve qeveritare, deputet apo çfarëdo qoftë pozita.

Image
Leon Duhanaj

Së pari, z. Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe kjo nuk i jep të drejtë atij as të duket më në zyrat e qeverisë së Kosovës, e lere ma me thirrë mbledhje apo për të ushtruar detyrën e kryeministrit. Dorëheqja e parevokueshme i bjen, shkurt e shqip "s’po dua ma me u marrë me ketë punë, bani si të doni, apo, puna e mbarë pa mua".

Me gjasë z. Haradinaj e ka ngatërruar dorëheqjen me shkarkimin e Qeverisë nga Parlamenti”. “Nëse Qeveria bie si rezultat i humbjes së votëbesimit, atëherë deri në zgjedhje të radhës, Qeveria dhe Kryeministri mbeten përgjegjës për mbarëvajtjen e punimeve si Qeveri në shkarkim deri në mandatimin e qeverisë së re.

Rastin konkret, kemi dorëheqje të Kryeministrit, përderisa Qeveria vazhdon punën normalisht, derisa të ndërmerren hapat e duhur. Ose zëvendësimi i Kryeministrit ose shpërndarja e Parlamentit dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Për ketë periudhe, qeveria ka aktivitetin e kufizuar. Nuk guxon të marrë vendime të mëdha, përpos atyre siç janë mbarëvajtja e punëve të rëndomta.

Për mendimin tim, koha e vendimeve të kësaj qeverie ka kaluar. Tani subjektet politike do të duhet të merreshin vesh për ta shpërndarë parlamentin dhe t'i thërrasin sa me parë zgjedhjet e reja”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat