Ramiz Lladrovci publikon foto me “pilifunc” dhe thumbon partitë e tjera, ndërsa ka një mesazh për Milaim Zekën

Aktuale

Ramiz Lladrovci publikon foto me “pilifunc” dhe thumbon partitë e tjera, ndërsa ka një mesazh për Milaim Zekën

Nga: D.RR Më: 25 korrik 2019 Në ora: 16:38
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Llardovci, ka ironizuar me partitë e tjera politike, të cilat janë deklaruar se nuk janë të gatshme dhe nuk e duan PDK-në në pushtet e as në koalicion, përcjellë “Bota sot”.

Teksa ka publikuar edhe një foto me “pilifunc”, Lladrovci ka folur edhe për Milaim Zekën, për të cilin ka thënë se është korrekt.

Postimi i plotë:

Deri më sot, të gjitha partitë janë deklaruar se do të hyjnë vet në zgjedhje (kjo dmth. se të gjithë kanë ambicie dhe sipas tyre mund ta udhëheqin qeverinë), po ashtu, të gjitha partitë janë njëzëri unike, vetëm me PDK-në mos të bëjnë koalicion (dmth. të gjitha partitë do të ishin të lumtura në pushtet pa PDK-në).

Në krejt këtë turbullirë, ma korrekti po del të jetë Milaim Zeka dhe partia e tij, P e K, që theksoi se jo vetëm që do të dalë e vetme, por nuk përjashton koalicione me konstanten politike- kurrë mos thuaj kurrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat