Lajmërohet Agim Bahtiri, tregon se kur do të merrë vendimin për të ardhmen e tij në AKR

Aktuale

Lajmërohet Agim Bahtiri, tregon se kur do të merrë vendimin për të ardhmen e tij në AKR

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:27
Agim Bahtiri

Në lidhje me raportimet e sotme në media për dorëheqje të Agim Bahtirit nga AKR-ja, ai ka treguar për hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndërmarrë për të ardhmen e tij politike.

Ai thotë se vendimin përfundimtar për largimin e tij nga AKR-ja do ta marrë pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie në Mitrovicë.

“Vendimin përfundimtar zyrtarisht do ta merrni pas takimit që do ta kem me Kryesinë e gjerë të AKR-së në Mitrovicë. Këtë mbledhje e kam caktuar për të martën në ora 16:00”, ka thënë Bahtiri.

Ndryshe, Agim Bahtiri si njeriu i dytë më i fuqishëm në AKR, ka fituar dy herë radhazi zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës duke mposhtur PDK-në, gjë të cilën kandidatët e AKR-së nuk kanë mundur ta bëjnë në asnjë komunë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat