Zbulimi: Kryeministri i ri i Britanisë, është shqiptar!

Aktuale

Zbulimi: Kryeministri i ri i Britanisë, është shqiptar!

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 19:13
Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson

Televizioni publik i Kosovës, sot ka bërë një zbulim të madh: Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është sternip i shqiptarit Ali Kemal.

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është stërnipi i Ali Kemal, i cili ishte shqiptar. Ryan Gingeras është profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert për historinë e Turqisë, Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme.

Image

Në librin e tij “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” ai thotë se udheheqësi i organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’, Ali Kemal ishte shqiptar. 

Image

Ai thekson se lidhja e tij me shqiptarët e Perandorisë Osmane ishte më se e fortë dhe se  Ali Kemal paralajmëroi Ismail Qemalin që të arratisej nga Turqia për shkak të rrezikut nga ekstremistët e Selanikut dhe arrestimit që po i përgatitej. 

Ali Kemal, sipas të dhënave në “Wikipedia”, kishte ikur në Angli më 1909, ku kishte krijuar edhe familje. Stërnipi i tij sot është Boris Johnson, politikani i zgjedhur këto ditë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Image

Gjithashtu Ali Kemal është edhe paraardhës i diplomatit turk, Selim Kuneralp, politikanëve anglezë, Stanley Johnson, Jo Johnson, gazetarit Rachel Johnson dhe sipërmarrësit, Leo Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat