Televizioni i Baton Haxhiut e shtynë përpara skenarin që Pacolli të jetë kryeministër i ri

Aktuale

Televizioni i Baton Haxhiut e shtynë përpara skenarin që Pacolli të jetë kryeministër i ri

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 19:18
Baton Haxhiu dhe Behgjet Pacolli

Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i shefit të qeverisë nuk ka të drejtë të organizojë mbledhje të ekzekutivit.

Kështu e nis raportimin televizion Klan, i cili njihet si i afërt me presidentin Thaçi.

“Por me dorëheqjen e Haradinajt nuk do të thotë se ka rënë qeveria e Kosovës”, raporton tutje ky televizion që drejtohet nga Baton Haxhiu.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh që qeveria të bie vetëm në rast të shpërbërjes së Parlamentit të Kosovës, ndërsa një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, tek sa Kuvendi është ende funksional, shkruan Ballkani.info

Bazuar në aktin më të lartë juridik në vend, pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit, barra e përgjegjësisë bie mbi zv. kryeministrin e parë.

Kjo nënkupton se Behgjet Pacolli do të duhej të ushtronte pozitën e të parit të qeverisë, deri në një vendim të radhës të presidentit të vendit, i cili detyrohet gjejë zgjidhje në bazë të mandatit të tij Kushtetutës, thekson tutje Klani.

Të kujtojmë se sot presidenti Thaçi ka njoftuar se javën e ardhshme do t’i ftojë partitë për konsultime pas dorëheqjës së kryeministrit Haradinaj.

Në ndërkohë, të gjitha partitë, pa përjashtim, janë shprehur pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakoheshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat