"Parlamenti gjatë udhëheqjes së Kadri Veselit pati një performancë të dobët"

Aktuale

"Parlamenti gjatë udhëheqjes së Kadri Veselit pati një performancë të dobët"

Nga: H.O. Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:39
Kadri Veseli

Profesori dhe publicist Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se parlamenti gjatë udhëheqjes së Kadri Veselit pati një performancë të dobët, që karakterizohet nga papuna e duhur në kryerjen e detyrave të legjislativit, shumë ligje kanë mbetë pa aprovu nga mos disiplina e deputetëve të cilët nuk i respektojnë as normat më elementare të sjelljës si deputetë apo te zgjedhurit e popullit.

Image
Binak Maxharraj

“Parlamenti është një grumbull njerëzish të zgjedhur nga vota e popullit dhe duhet që të punojn jo për vete por për popullin. Parlamenri i Kosovës nuk është një Parlament i mirëfillët, por më shumë i përngjanë një kopeje delesh me të cilët shefat e tyre i ngrehin për vesh dhe i qojnë kah të duan. Deputeti duhet të jetë qenie në veti, deputet në veti të këtë unin dhe egon e vetë, duhet të mendojë me kokën e vetë dhe jo me kokën e shefit te shefave, të partive etj. Nëse nuk mendon dhe vepron kështu, deputeti nuk është deputet por është një robot për të votuar në shërbim të partisë e jo të popullit i cili ia ka dhënë votën. Kështu vepruan këta robot- deputet më 2015 ku e votuan Gjykatën Speciale të inicuar nga Serbia me të cilën ia dha një grushtë të fortë shtetit të Kosovës për interesa të Serbisë, e derisa Serbia punonte me të këta tanet talleshin kuolarve më raportin e Din Martit, që faktikisht ishte raport i Serbisë për ta njollos luftën çlirimtare të popullit të Kosovës”, thekson Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat