Ministrat ende nuk kanë marrë ftesë për mbledhje të Qeverisë

Aktuale

Ministrat ende nuk kanë marrë ftesë për mbledhje të Qeverisë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 23:11
Ramush Haradinaj ka vendosur që të thërras mbledhje të Qeverisë të cilën ai e rrezoi vet

Ish-kryeministri, Ramush Hardinaj siç duket ka vendosur ta shkelë Kushtetutën.

Ramush Haradinaj ka vendosur që të thërras mbledhje të Qeverisë të cilën ai e rrezoi vet.

Mbledhja e Qeverisë pritet që të mbahet nesër me fillim prej orës 14:00. Ndërsa në Qeverinë e Kosovës nuk e kanë mohuar e as pohuar këtë.

Ish-zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka thënë se nuk kanë ende diçka zyrtare nga sekretariati.

Në anën tjetër lajmi ka kontaktuar edhe me dy prej ministrave në detyrë të Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë thënë se ende nuk kanë marrë ende ftes zyrtare për mbledhje të Qeverisë.

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza ka thënë se ende nuk e ka pranuar zyrtarisht rendin e ditës për mbledhjen e Qeverisë.

“Për besë nuk e di, unë nuk e kam marr ende rëndin e ditës, nuk e di se do të ketë mbledhje të ditës. Nuk mund të paragjykoj nëse do të marr apo jo, pasi zakonisht të premten ne i kemi të paraparë mbledhjet”, ka thënë Hamza.

Edhe ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se ende nuk ka marr ftesë, por që ka deklaruar se në rast se mbahet mbledhja ai do të marr pjesë.

“Ende nuk kam marr ftesë zyrtarisht, por nëse nesër ka mbledhje natyrisht që do të marr pjesë”, ka thënë shkurt Shala.

Ndër pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhje pritet të jetë edhe emërimi i anëtarëve të bordit të autoritetit civil.

Ndryshe, kjo mbledhje po mbahet një javë pasi që Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit.

Neni 95 pika 5 i Kushtetutës thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat