Enver Hasani i përgjigjet Fatmir Limajt: Je jurist, duhet t’i dish disa gjëra

Aktuale

Enver Hasani i përgjigjet Fatmir Limajt: Je jurist, duhet t’i dish disa gjëra

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 23:56
Enver Hasani

Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, i ftuar në emisionin Dpt te Fidani, i është përgjigjur kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili e vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si “vendim palaço”. E Hasani, ka thënë se është e papranueshme që një person i cili ka shkollim të gradës Master në juridik që të bëjë deklarata të këtij lloji.

“Fatmiri ka bërë dy gabime. Gabimi i parë: vendimi është kolegtiv, dhe unë kam qenë vetëm kryetar i gjykatës” tha Hasani, duke shtuar se “i dyti është që vendimet e kushtetueses kanë efekt të përgjithshëm dhe e detyrojnë individin, pra ka fuqi detyruese”.

Hasani tha se një person i cili ka përfunduar juridikun duhet t’i dijë këto gjëra.

“Ai si jurist, ka master nëse nuk gaboj, është me rëndësi që ai sipas studimeve bazë duhet t’i dijë këto gjëra” duke shtuar se nuk i lejohet një personi që e ka profesionin e juristit, ai që mban titull shkencorë e i thotë vetës magjistër ta kundërshtojë një vendim gjyqësor me 10 faqe arsyetim” tha ai.

Ai tha se nuk ka të bëjë këtu politika, për shkak se Gjykata Kushtetuese i ka ofruar 10 faqe arsyetim se ku është bazuar praktika e tyre, madje ai tha se po përzihet imuniteti me paprekshmërinë.

“Komisioni i Venecias e thotë që deputetët, anëtarët e qeverisë e shefi i shtetit kanë paprekshmëri. Këta po e përziejnë imunitetin me paprekshmërinë” tha Hasani, duke shtuar se ata vetëm “e kanë interpretuar nenin e Kushtetutës”.

E sipas tij, edhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë në këto raste thotë se cenohet barazia e qytetarit para ligjit.

“E kam sqaruar me raste, kemi treguar që me pas imunitet si po mendon Fatmiri, Gjykata Evropiane thotë se cenohet barazia e qytetarëve para ligjit” tha Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat