Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, që njëherit është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, ka nënshkruar një marrëveshje me ministrin e PDK-së që drejton Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashin.
Haziri me Gashin ka arritur një marrëveshje për 2 projekte në komunën e Gjilanit, të cilat kapin vlerën e 2.6 milionë eurove, përcjell Bota sot.
Haziri në një postim në Facebook, ka falënderuar Gashin për mbështetjen e madhe për këto dy projekte kapitale për sportin gjilanas.
“2.6 milionë euro për rindërtimin e Stadumit të Qytetit dhe Palestrës së sporteve në Zhegër. I pari përfundon në vitin 2021, ndërkaq ky i dyti në vitin e ardhshëm. Faleminderit ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, për mbështetjen e madhe për këto dy projekte kapitale për sportin gjilanas. Urime!”, ka shkruar Haziri në Facebook./BS