A do ta pasojë Pacolli-Haradinajn? Ja çka mendon Hasani

Aktuale

A do ta pasojë Pacolli-Haradinajn? Ja çka mendon Hasani

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 00:36
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka hedhur poshtë mundësinë që Behgjet Pacolli të bëhet automatikisht kryeministër i ri i vendit, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i shefit të ekzekutivit të vendit.

Hasani ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se nuk qëndron interpretimi që i është bërë Kushtetutës së vendit në media se “pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit, barra e përgjegjësisë bie mbi zv. kryeministrin e parë”.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese madje ka qeshur, duke thënë se kushdo që ka bërë një konstatim të tillë nuk është njohës i mirë i Kushtetutës së Kosovës.

Hasani ka theksuar se koalicioni fitues i zgjedhjeve të fundit, PAN, mund të propozojë një mandatar për kryeministër, nëse për të pajtohen që të tre partnerët kryesorë të koalicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat