Familja e pakënaqur me modelin ideor të shtatores së Adem Demaçit

Aktuale

Familja e pakënaqur me modelin ideor të shtatores së Adem Demaçit

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 11:47
Vihet gurthemeli i shtatores së Adem Demaçit

(E plotësuar) - Në një vjetorin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi është vënë gurthemeli i shtatores së tij në Prishtinë, me modelin e të cilës nuk u pajtuan familjarët e veprimtarit Demaçi.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i cili për Demaçin foli fjalë të mëdha duke e konsideruar si frymëzues i brezave për liri.

Haradinaj tha se vendosmëria e veprimtarit Adem Demaçi i duhet popullit të Kosovës për të qëndruar konsistent në mbrojtjen e të drejtës nacionale.

Haradinaj: Përmasat e vendosmërisë së Demaçit i duhen popullit të Kosovës

 “Para një viti Kosova u nda nga njeriu i saj që plotë shkriu 28 vite të jetë së tij duke e menduar lirinë, Ademi ishte mendimtar. 10 mijë ditë prapa hekurash nuk i konsideroi të humbura, por ditë pune për Kosovë, burgu për idealistin Adem Demaçi ishte vend i punës, baca Adem për popullin e tij shenjtor ishte vendi që tregon rrugët se kah duhet me i rënë për të arritur në liri, askush si baca Adem nuk ka dhënë shpresë për të gjallët se liria është e mundshme, e për të krijuar duhet me guxua...Popullit të tij që i është bashkuar popujve të lirë sot i duhet përmasa e vendosmërisë së heroit si Adem Demaçi për të gjetur forcën brenda vetës për të qëndruar konsistent në mbrojtje të interesit nacional”, tha Haradinaj.

Kryetari i Shoqatës të të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni tha se tani baca Adem në bronz do jap mesazhet e tij ndër breza.

Hyseni: Baca Adem do jap mesazhe për breza duke qëndruar në bronz

“Baca Adem ka folur edhe kur nuk ka folur, flet edhe kur nuk është, baca Adem do të flas tash  e tutje edhe në bronz, do flas dhe do jap mesazhe siç ka dhënë brez pas brezi do të pres dhe do të përcjell ata që vijnë dhe ata që shkojnë nga kryeqyteti i Republikës së Kosovës, republikës siç thoshte baca Adem lirisë së pjesshme të realizuar”, tha Hyseni.

Por modeli i përzgjedhur për shtatoren e simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi u kundërshtua nga vetë familja e tij.

Këtë shqetësim para të pranishmeve e paraqiti djali i Demaçit, Shqiptari, i cili tha se për këtë shtatore ka zgjidhje më të mira.

Demaçi: Nuk jemi pajtuar me modelin e kësaj shtatoreje

“Desha ta shpreh një shqetësim edhe publikisht ne si familje nuk jemi pajtuar që kjo shtatore dhe ky modeli që është prapa nesh mos të jetë model ideor i ngritjes së shtatores në këtë formë, mendojmë që ka zgjidhje edhe më të mira për zgjidhje të një projekti për shtatoren me bacën Adem Demaçi”, tha djali i Adem Demaçit.

Pas kësaj deklarate menjëherë reagoi Jahja Lluka nga zyra e kryeministrit, duke thënë se do të kontribuojnë të gjithë që shtatorja e Adem Demaçit të jetë më e mira.

Në mëngjesin e sotëm kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i shoqëruar me familjarët e veprimtarit, Adem Demaçi kanë bërë homazhe tek varri i  tij.

Vihet gurthemeli i shtatores së Adem Demaçit, familjarët të pakënaqur me bucetat

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së Adem Demaçi sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e shtatores, por me bucetat u shprehen të pakënaqur familja e simbolit të rezistencës kombëtare.

Në vënien e gurthemelit mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili Adem Demaçi e ka vlerësuar si njeri i cili popullit të vetë i dha lirinë dhe frymëzues për të gjithë.

Sipas tij, forca e Demaçit i duhet Kosovës për të mbajtur konsistencën e saj.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Hidajet Hyseni tha se Demaçi ka folur edhe kur nuk ka folur dhe se tani e tutje ai do të pushojë dhe do flasë në bronz dhe do jap mesazhe siç ka dhënë brez pas brezi.

Por bucetat nuk iu kanë pëlqyer familjarëve të veprimtarit, Adem Demaçi e këtë shqetësim para të pranishmëve e paraqiti djali i Demaçit, Shqiptari i cili tha se nuk janë pajtuar me modelet pasi që mendojnë se ka zgjidhje më të mira për këtë shtatore.

E gjatë ditë së sotme në shenjë nderimi kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe familjarët e Adem Demaçit kanë bërë homazhe tek varri i tij, ndërsa në orën 12:00 do mbahet edhe një akademi përkujtimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat