Haradinaj në takim lamtumirës, ja cili është komenti i tij

Aktuale

Haradinaj në takim lamtumirës, ja cili është komenti i tij

Nga: D.RR Më: 26 korrik 2019 Në ora: 12:49

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim lamtumirës me Ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert.

Haradinaj shkruan se Kosova e konsideron Francën aleat të saj dhe mbështetëse në rrugën euro-atlantike të vendit tonë.

Postimi i plotë:

Takim lamtumirës me Ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, me të cilin në vazhdimësi kemi pasur bashkëpunim konstruktiv. Ambasadorin Chabert e falënderova për angazhimin e tij në proceset politike në vend dhe në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me Francën, si dhe shpreha përkushtimin tonë për avancimin e këtij partneriteti në fushat e interesit të dyanshëm, me theks të veçantë në këmbimet tregtare dhe ekonomike. Kosova e konsideron Francën aleat të saj dhe mbështetëse në rrugën euro-atlantike të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat