Haradinaj ‘godet’ kundërshtarët politikë: U gëzuan sikurse Vuçiqi dhe Daçiqi

Aktuale

Haradinaj ‘godet’ kundërshtarët politikë: U gëzuan sikurse Vuçiqi dhe Daçiqi

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 14:59
Ramush Haradinaj

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, tha se kurrë në jetë nuk i bjen pishman për dorëheqjen që e bëri para një jave.

Ai tha se pas dorëheqjes së tij, janë ankuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe bashkëpunëtori i tij, Ivica Daçiq.

Madje, këta dy ai i ka lidhur edhe me disa shqiptarë, për të cilët tha se sikurse Vuçiq dhe Daçiq janë ankuar duke thënë se dorëheqja e tij ka qenë për poena politikë.

“I kam lexu disa pikëpamje edhe më ka ra përshtypje. I pari që po ankohet është Vuciqi dhe Daciqi, ka pasur edhe në Kosovë që janë ankuar, duke thënë se e ka bërë për poena politikë. S’kam koment për ta. Pishman kurrë në jetë nuk i bie”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj kërkoi që sa më parë në Kosovë të organizohen zgjedhjet e parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat