Abazi “shpërthen” pas vendimit të ri të Haradinajt: Sa të mjerë e plot turp jeni!

Aktuale

Abazi “shpërthen” pas vendimit të ri të Haradinajt: Sa të mjerë e plot turp jeni!

Nga: A.ZH Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:19
Haki Abazi

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për t’ia miratuar vazhdimin e punës.

Ndaj këtij vendimi të Haradinajt, ka reaguar analisti politik Haki Abazi, përcjell Bota sot.

Abazi ka akuzuar pushtetarët për “dhunim të frytit të pavarësisë dhe të lirisë”.

Ai në një postim në Facebook, ka kërkuar nga krerët e shtetit që të bashkohen dhe të shpërndajnë parlamentin.

“Mjerim, sa të mjerë e plot turp jeni!”, ka shkruar analisti Haki Abazi.

Reagimi i plotë i Abazit:

Lere qe e kane vjedhur dhe kane grryer ne temel, e kane bere shtet me lecka e copa copa, tani i kane hipur ne qafe dhe si te dehur me vererat e shtrenjta barkune mbushur plot, po bejne shaka me mjeremin ne te ciline kane sjellur kete femije 10 vjecar. Dhunues te frytit te pavaresise dhe lirise. Ndertimi busteve nuk ju ben te lidhur as me madheshtine e heronjeve e as me lavdine e luftes clirmitare. Dhunues, pike.

Nese e kane per Kosoven e kane shume te lehte, behen bashke dhe shperndajeni parlamentin.

Sa qesharake jane, Haradinaj kerkon opinion nga gjykata kushtetuese ndersa sufleret e Thacit e Veselit kane vendosur qe mungesene buxhetit per komisionin zgjedhor ta problamtizojne si aresyje pse nuk mund te kete zgjedhje kete vit.

Mjerim, sa te mjere e plot turp jeni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat