Albulena Haxhiu i jep leksion Ramush Haradinajt

Aktuale

Albulena Haxhiu i jep leksion Ramush Haradinajt

Nga: D.RR Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:22
Albulena Haxhiu dhe Ramush Haradinaj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Haradinaj duhet largohet menjëherë nga posti i kryeministrit dhe për këtë ia propozon që ta lexojë nenin 113 të Kushtetutës, përcjellë “Bota sot”.

Haxhiu ndër tjera ka thënë se Haradinaj nuk ka të drejtë as t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë:

Haradinaj si duket nuk po e kupton që më nuk është kryeministër dhe duhet të largohet nga kryeministria, ai por edhe ish ministrat e tij.

Sot, tha që do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur se çfarë vendimesh ka të drejtë të marr. Ky nuk po e kupton ose nuk po do ta kuptoj që nuk është kryeministër dhe as nuk ka të drejtë ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, le ta sheh nenin 113 të Kushtetutës i cili specifikon jurisdiksionin dhe palët e autorizuara pranë GJK.

Zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë!

Si erdhi, filloi me skandale dhe e përfundoi mandatin me skandale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat