Amerika reagon për dorëheqjen e Haradinajt, ka një mesazh për politikanët

Aktuale

Amerika reagon për dorëheqjen e Haradinajt, ka një mesazh për politikanët

Nga: A.ZH Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:58
Ambasadori amerikan Phillip Kosnett

Kryeminstri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj, sot pas mbledhjes së Qeverisë të cilën e rrëzoi vet, ka deklaruar se do të pres për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për t’ia miratuar vazhdimin e punës në këtë post.

Në anën tjetër, partitë politike po kërkojnë që presidenti të caktojë datën e zgjedhjeve të reja.

E derisa Kosova po përballet për herë të parë me dorëheqjen e një kryeministri, Ambasada Amerikane në Kosovë, ka bërë të ditur se po e vëzhgon me vëmendje këtë situatë, përcjell Bota sot.

Ambasadori amerikan Phillip Kosnett, në një reagim të publikuar në Twitter, ka thënë se nga ajo se si do të trajtohet kjo çështje, do të tregohet forca e institucioneve të Kosovës dhe gatishmëria e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve.

“Duke vëzhguar me vëmendje se si Kosova ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e një kryeministri. Si do të trajtohet kjo çështje, do të tregojë forcën e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve”, ka shkruar Philip Kosnett./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat