Tha se s’ka para për zgjedhje, deputetja e VV-së, PDK-së: Secili i keni nga 2-3 milionë euro

Aktuale

Tha se s’ka para për zgjedhje, deputetja e VV-së, PDK-së: Secili i keni nga 2-3 milionë euro

Nga: A.ZH Më: 26 korrik 2019 Në ora: 17:29
Bedri Hamza

Ministri i Financave në largim Bedri Hamza në mbledhjen e Qeverisë së dorëhequr, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka fonde për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Por, atij i ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku, e cila e ka quajtur “qesharak” arsyetimin e Hamzës, përcjell Bota sot.

Millaku në një postim në Facebook, ka thënë se PDK-në nuk do ta shpëtojnë nga humbja as “Fizkulturat e Thaçit”.

Ajo është tallur me Hamzën, duke thënë se secili i ka nga “2-3 milionë euro”.

“Fizkulturat e Thaçit nuk do ta shpëtojnë PDK-në nga humbja. Arsyetimi i kësaj të fundit se nuk ka buxhet për zgjedhje është qesharake. Nuk është problem nga 2-3 mil. secili i keni”, ka shkruar Drita Millaku./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat