Haradinaj ngushëllon familjarët e viktimave pas aksidentit në Rahovec, apleon kujdes më të veçantë nga Policia e Kosovës

Aktuale

Haradinaj ngushëllon familjarët e viktimave pas aksidentit në Rahovec, apleon kujdes më të veçantë nga Policia e Kosovës

Nga: M.H Më: 26 korrik 2019 Në ora: 19:06
Pamje nga aksidenti

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pas aksidentit në Bërnjak të Rahovecit ka ngushëlluar familjarët e viktimave. Haaradinaj përmes rrjetit social Facebook është shprehur i shqetësuar për aksidentet e shpeshta në komunikacion:

Postimi i plotë:

I shqetësuar nga lajmet për aksidentet e shpeshta në komunikacion me pasojë jetët njerëzore. Familjarëve të viktimave në Bërnjak të Rahovecit iu shpreh ngushëllime të thella, kurse të lënduarve shërim të shpejtë. Apeloj të gjithë qytetarët që ta shtojnë kujdesin në trafik, e Policia e Kosovës të rris kontrollin, veçanërisht tani gjatë sezonës verore, kur kemi një komunikacion të ngarkuar.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat