Pas kthimit nga Haga, ja çka po ndodhë në partinë e Ramush Haradinajt

Aktuale

Pas kthimit nga Haga, ja çka po ndodhë në partinë e Ramush Haradinajt

Nga: N.Sh Më: 26 korrik 2019 Në ora: 19:31
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje javën e kaluar nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për tu intervistuar.

Haradinaj shkoi dhe dëshmoi në Gjykatën Speciale në Hagë, ku edhe pati shumë reagime për veprimin e tij të dorëheqjes.

Tash pas kthimit nga Haga në partinë e tij, sot në Obiliq janë anëtarësuar dhjetëra qytetarë.

“Inkurajues interesimi i jashtëzakonshëm për t’iu bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Sonte, në degën e AAK-së në Obiliq aderuan dhjetëra qytetarë, duke manifestuar besimin në vizionin tonë dhe në qeverisjen e mirë të kryetarit Xhafer Gashi, që të rrugëtojmë bashkë në shërbim të Kosovës. Falemnderit për besimin në Aleancë dhe na priftë e mbara!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat