Diçka jo e mirë e pret Qeverinë e Ramush Haradinajt pas dorëheqjes nga pozita e kryeministrit

Aktuale

Diçka jo e mirë e pret Qeverinë e Ramush Haradinajt pas dorëheqjes nga pozita e kryeministrit

Nga: N.Sh Më: 26 korrik 2019 Në ora: 23:26
Ramush Haradinaj

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, Qeveria e tij mund të ballafaqohet me Gjykatën Kushtetuese.

Kështu ka thënë juristi Blerim Burjani, i cili konsideron se Qeveria me mbledhjet e saj pas dorëheqjes së Haradinajt quhet uzurpim institucional.

Ja postimi i plotë:

ISH QEVERIA SHUME SHPEJT MUND TE BALLAFAQOHET ME GJYKATEN KUSHTETUESE NESE VAZHDON PALIGJSHEM TE MBLEDHET.

Nese vazhdon te mbledhet qeveria e dorehequr edhe me tutje, rasti duhet te shkoje ne Gjykate Kushtetuese te Kosoves, ky mund te quhet uzurpim insititutcional i palejushem dhe berje nje precedent te paqen ne Kushtetuten e Kosoves, neni 95.5 thote qarte me doreheqjen e kryeministrit Qeveria bie .Ne afati sa me te shkurtur duhet te shpendahet edhe kuvendi sa me pare aq me qarte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat