Ramiz Kelmendi thotë se nuk do e votonte Albin Kurtin për kryeministër

Aktuale

Ramiz Kelmendi thotë se nuk do e votonte Albin Kurtin për kryeministër

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 00:09
Ramiz Kelmendi

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK’së, Ramiz Kelmendi, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Kelmendi në këtë emision ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni të LDK’së me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kelmendi ka thënë se kjo nuk i takon atij të vendosë pasi që nuk është në strukturën udhëheqëse të partisë, por gjithsesi ka shtuar se si deputet e ka të drejtën e tij për votim të koalicionit.

“Nuk do e votoja Albinin për kryeminsitër, ka treguar Kelmendi.

Tutje ai ka shtuar se arsyeja për këtë është për faktin se Albin Kurti ka pikëpamje joliberale për ekonominë e tregut dhe se sipas tij, Kurti është një lider që ka arritur në politikë duke sulmuar njerëz të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat