Zgjedhjet e reja, përplasen keq LDK e PDK

Aktuale

Zgjedhjet e reja, përplasen keq LDK e PDK

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 07:55
Kadri Veseli/ Isa Mustafa

Zgjedhjet e reja kanë përplasur keq deputetin e PDK’së, Memli Krasniqin, dhe atë të LDK’së, Lumir Abdixhikun.

Gjithçka ka nisur nga një shkrim i Abdixhikut ku fliste për frikën e PDK’së për zgjedhje të reja.

Sipas deputetit të LDK’së, partia e Veselit e ka frikën në palcë kur vjen puna për zgjedhje të reja.

“Zgjedhjet u japin frikë deri në palcë. Vullneti i qytetarëve i tmerron. Sepse e dinë se kjo është hera e fundit që i rrinë Kosovës përmbi. Kaq. E pat. Njëzet vjet kapje po marrin fund – ma në fund.Prandaj dhe Hashimi i PDK-së nuk cakton datë. Qeveri e rënë, e dorëhequr – dhe asnjë fjalë. Prandaj dhe Kadria i PDK-së nuk thërret seancë. Në blerje të vazhdueshme kohe, për aq sa mund të zgjasë. Prandaj dhe një ministër PDK-je, në cektësinë e diturisë që ka, thotë se zgjedhjet s’mund të mbahen sepse për to buxhet nuk ka. Por kishte për autostradë. Kishte për kontrata korruptive 50 e sa milionëshe. Kishte për pagat e tyre me rritje, për armatën e badihavgjinjëve, për ata dhjetra zëvendësministra, kordinatorë, asistentë kordinatorësh e ku me ditë çka. Natyrisht se Kosova buxhet ka. Ka dhe një rezervë shtetërore mu për raste si këto.Kosova s’ka veçse Qeveri. S’ka sot zot të mbarë shtëpie që shtetin e trajton jo si mjet “zhbirje” – kapje deri në sekondin e fundit – por si përgjegjësi. Zgjedhjet janë veçse fillimi. Asnjë kalkulim i mbrapshtë s’mund të ndalë rënien e kapjes dhe fundin e PAN-it.Tik tak!”, kishte shkruar Abdixiku.

Ndërkohë ashpër i është përgjigjur edhe Memli Krasniqi, duke e quajtur deputetin e LDK’së si ‘piun’ të Isa Mustafës dhe një profiter.

Madje ai ia ka përmendur Abdixhikut edhe shprehjen “ciu, ciu” që e kishte përdorur në Kuvend shefi i tij Kadri Veseli.

“Nje piun i Isa Mustafes, qe partia e vet s’e lejoi as te kandidohet ne ndonje dege dhe te cilin shumica e LDK-se e shohin si profiter ordiner, ben mire ta shikoje oborrin e vet te kontaminuar, sepse kot ben “ciu ciu” kur flet per PDK-ne.

Zgjedhjet, per PDK-ne, jane jo vetem te pashmangshme, por te domosdoshme, per t’i dhene Kosoves nje qeveri me legjitimitet dhe me vizion te qarte zhvillues dhe perendimor. Ndersa, profiteret e brezit te deshtimit, qe politiken e kane vec rruge tranzite, pas zgjedhjeve, mund ta percjellin vetem si vrojtues te (pa)interesuar punen e pakrahasueshme qe do ta beje qeveria e udhehequr nga PDK.

Frustrimet qe i kane me partine e tyre ky grup i “jurishnikeve” te ledhatuar te Isa Mustafes, te cilet garda e vjeter e LDK-se i shkeli ne cdo hap te zgjedhjeve te tyre te brendshme, nuk sherohen duke u marre me PDK-ne. Jane mesu ne LDK me u rrite duke e sha PDK-ne dhe lidershipin e saj, por kjo me s’ju funksionon.

Shikojeni procesin e zgjedhjeve ne PDK dhe krahasojeni ate me karrikat fluturuese ne LDK dhe e kuptoni sakte dhimbjen e tyre, por edhe dallimin mes nesh. Ne jemi te vendosur per jetesimin e “Dekades se Re” e ata ende jane ne “Shekullin e Vjeter”, me te njejtit njerez, me te njejtit kryetare degesh, me te njejtat pabesi ne garen per kryetar partie e me te njejtin mentalitet dhe pa hapesire per ndryshim e per te rinj”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat