Heldtit i kërkohet të heqë dorë nga ndërtimi i Ambasadës gjermane në lagjen e Spitalit

Aktuale

Heldtit i kërkohet të heqë dorë nga ndërtimi i Ambasadës gjermane në lagjen e Spitalit

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 12:43
Pamje nga takimi

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet shpeshherë e kanë ngritur zërin për mungesën e gjelbërimit dhe ndërtimeve në këtë zonë, duke kërkuar vëmendje më të madhe nga Komuna e Prishtinës.

Së fundmi, lajmi për ndërtimin e Ambasadës së re gjermane në lagjen e Spitalit ka shqetësuar banorët, pasi sipas tyre, do të priten shumë pemë dhe do të shkatërrohet në tjetër hapësirë gjelbërimi.

Përmes një letre të hapur, banori i kësaj lagjeje, Dren Shahini, ka lutur ambasadorin gjerman Christian Heldt që të heqë dorë nga ndërtimi i ambasadës në këtë zonë.

“Ju lutem, rishikojeni vendimin, hiqni dorë nga kjo hapësirë, në emër të ambientit, në emër të shëndetit të fëmijëve dhe të moshuarve dhe në emër të vlerave evropiane”, shkruan ai.

Sipas tij, hapësira e dedikuar për ndërtimin e objektit të Ambasadës gjermane është plot me pisha të cilat anë tejet të rëndësishme për ajrin dhe ambientin.

“Ajo hapësirë është ngjitur me spitalin e qytetit, gjegjësisht krejt ngjitur me repartin e pediatrisë. Mendojeni se sa shumë ndikon prania e atyre pishave në shërimin e fëmijëve”, shkruan dnër të tjera Shahini.

Ai thotë se banorët e “Mati 1”, një pjesë e lagjes “Bregu i Diellit” si dhe lagjja “Ulpiana”, si hapësire rekreative e shfrytëzojmë fushën e gjelbër nën fakultetin teknik e cila gjendet afër Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ose përballë hapësirës që Komuna e Prishtinës e ka ndarë për ndërtimin e objektit të ri për Ambasadën e Gjermanisë.

Banori i rrugës “Muharrem Fejza”, Dreni, thotë se këtij parku do të duhej së pari të dilte në mborjtje kryetari dhe asambleistët e Prishtinës, por siç thotë ai, ata janë të gjithë poltronistë dhe nuk merren fare me çështje ambientaliste dhe se për një foto me ambasadorin gjerman janë në gjendje të dhurojnë çdo gjë.

Para disa ditësh kur u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratës për shfrytëzimin e kësaj prone të paluajtshme, ambasadori Heldt kishe deklaruar se objekti i ri i ambasadës do të jetë shembull për urbanizëm miqësor dhe të gjelbër.

Ndryshe, ndërtimi i objekti të ri të Ambasadës gjermane është planifikuar të ndërtohet gjatë viteve të ardhshme pa specifikuar ndonjë datë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat