Sejdiu: Kam çka i jap LDK’së edhe Kosovës

Aktuale

Sejdiu: Kam çka i jap LDK’së edhe Kosovës

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:15
Fatmir Sejdiu

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, duket se do të jetë kandidat serioz për të qenë sërish në krye të partisë.Teksa kanë mbetur edhe një javë nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së,

Sejdiu ka lënë shumë të hapur mundësinë që të futet në garë për të qenë kryetar i saj.

Në një intervistë në RTK, Sejdiu ka thënë se ai ka dhënë gatishmërinë e tij për të qenë kryetar dhe asnjëherë nuk largohet nga ajo.

Ish-presidenti i Kosovës, po ashtu ka shtuar se ai ka çka t’i jep LDK-së por edhe Kosovës.

“Unë kam shpreh gatishmërinë time dhe asnjëherë nuk largohem nga ajo. Mendoj që unë ende mund të jap shumë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për Kosovën”, ka thënë Sejdiu.

Mirëpo, ai ka thënë se do ta analizojë situatën në ditën kur pritet të mbahet Kuvendi i LDK-së, duke shtuar se aty do vendosen edhe formalisht kandidaturat dhe do e sheh se si do të ecë procesi.

Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike, pritet të mbahet më 3 gusht (të shtunën).

Aty pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe strukturat drejtuese të saj.

Ambicie për ta marrë kreun e partisë kanë shprehur hapur disa nga figurat qendrore të LDK-së.Kryetari aktual, Isa Mustafa, nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, e Vjosa Osmani janë vetëm disa nga personat që pritet të garojnë për kreun e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat