Ish ambasadori paralajmëron një të keqe të madhe për Kosovën dhe ka një mesazh për ata që po i “zhagisin” zgjedhjet

Aktuale

Ish ambasadori paralajmëron një të keqe të madhe për Kosovën dhe ka një mesazh për ata që po i “zhagisin” zgjedhjet

Nga: D.RR Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:26
Ilustrim

Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it dhe ish-ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Suedisë, Lulzim Peci, përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar se Kosova po i humb aleatët që ndihmuan në shtetësinë e Kosovës, përcjellë "Bota sot".

Ai thotë se kjo po vie për shkak të qeverisjes së brendshme të vendit tonë, ndërsa ka shtuar se është e kotë të “zhagiten” zgjedhjet, për shkak se do të ndodh kriza politike.

Postimi i plotë:

Populli i Kosoves ka nevoje per shprese dhe vetebesim qe te projektoj te ardhmen e vet si nje vend i perparuar dhe i respektuar, i cili cmohet si partner i besuar dhe me dinjitet i vendeve qe e mundesuan shtetesine e saj.

Ne vend te kesaj kemi hyre ne rrethin vicioz te ndjenjes se poshterimit dhe frikes nga e ardhmja, i cili eshte produkt i politikes dhe qeverisjes tone te brendshme, si dhe apatise dhe humbjes se simpatise pikerisht nga ato vende qe na ndihmuan te behemi shtet.

Dalja nga ky rreth vicioz nuk eshte ceshtje e fantastikes shkencore, por pike se pari eshte ceshtje e etikes personale dhe vullnetit politik per te respektuar qytetaret - taksapaguesit dhe shtetin tone, kultivimin e liberal-demokracise ne vend te kuazi-demokracise, meritokracise ne vend te kultures klanore, dhe patriotizmit (jo nacionalizmit) ne vend te popullizmit.

Le te shohim se cfare do na servojne partite politike ne fushaten zgjedhore, e cila tanime ka filluar.

Ne fund edhe dicka, nese dikush mendon se permes zhagitjes se zgjedhjeve mund te arrihet shmangja e tyre, nuk e paska te qarte kuptimin e tog-fjaleshit “krize politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat