Flet Aida Dërguti, ja e vërteta e “largimit” të saj nga PSD-ja!

Aktuale

Flet Aida Dërguti, ja e vërteta e “largimit” të saj nga PSD-ja!

Nga: N.Sh Më: 27 korrik 2019 Në ora: 15:38
Aida Dërguti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulluar në media se kinse ajo është larguar nga PSD-ja.

Dërguti përmes një postimi në Facebook, ka demantuar lajmet e rrejshme, duke shtuar se vazhdon të jetë pjesë e PSD-së, dhe ndaj shpifjes që i është bërë ka paralajmëruar padi.

“Për shkak të interesimit të madh mediave, më duhet ta demantoj një lajm të rremë kinse për largimin tim nga PSD. Ky lajm është publikuar nga një i ashtuquajtur portal, i cili prodhon propagandë në shërbim të një partie të caktuar”, shkruan ajo.

“Unë vazhdoj të jem pjesë e PSD-së dhe "portali" në fjalë nuk më ka kontaktuar fare për këtë çështje, siç thonë në tekst. Për këtë shpifje, nëse nuk kërkohet falje brenda ditës, do t'i drejtohem gjykatës”, përfundon Aida Dërguti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat