Nisma, AKR-ja e PSD-ja i kthejnë përgjigje Haradinajt për një koalicion të mundshëm

Aktuale

Nisma, AKR-ja e PSD-ja i kthejnë përgjigje Haradinajt për një koalicion të mundshëm

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 20:09
Ramush Haradinaj

Haradinaj i përmendi për një koalicion të mundshëm, NISMA, AKR e PSD s’e përjashtojnë.

Ramush Haradinaj duket se ende mban inat me partitë që donin ta rrëzonin përmes mocionit.

Pas dorëheqjes, tash kur po flitet për zgjedhje të parakohshme, ai nuk po i përmend LDK-në e Vetëvendosjen si partnerë të mundshëm.

Nëse shkohet në zgjedhje, Haradinaj është i interesuar për koalicion vetëm me partitë e vogla.

Nismën, PSD-në, AKR-në, Haradinaj i përmendi si mundësi koalicioni, të premten që shkoi.

Kryeministri i dorëhequr tha se ndjenë një afërsi me këto tri parti.

Por çka mendojnë këto parti për një koalicion të mundshëm me AAK’në.

I pari i Nismës Socialdemokrate, u shpreh se janë të gatshëm të shkojnë vet në zgjedhje, por që nuk përjashton mundësinë e një koalicioni parazgjedhor, – raporton T7.

Fatmir Limaj tha se i vjen mirë që partia e tij po vlerësohet nga partitë e tjera.

Limaj shton se tashmë është koha për të ndërtuar një qeverisje të fortë, dhe jo e vijave të kuqe.

Ndërkohë, edhe nga AKR e Pacollit nuk e përjashtojnë koalicionin me partinë e Haradinajt gjatë qeverisjes së të cilit gëzuan 3 ministri, me vetëm 4 deputetë.

Vesel Makolli tha se tashmë vijat e kuqe janë shëndrruar në term banal, pasi që po shkelen vazhdimisht.

Ndërsa nga PSD, po shprehën se ende s’kanë pranuar ndonjë ofertë nga partia e Haradinajt.

Por, theksuan se në rast të një koalicioni të mundshëm, fillimisht duhet të pajtohen për disa çështje për të cilat, thonë se kanë qëndrime krejtësisht të kundërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat