Zyrtari i PDK-së, Isa Mustafën e Ramush Haradinaj i bëm kryeministra, tash do t’i bëjmë kryetar të Kuvendit

Aktuale

Zyrtari i PDK-së, Isa Mustafën e Ramush Haradinaj i bëm kryeministra, tash do t’i bëjmë kryetar të Kuvendit

Nga: N.Sh Më: 27 korrik 2019 Në ora: 21:54
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj thotë se, PDK-ja, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn i bëri kryeministra të Kosovës, ndërsa shton se tash njëri prej tyre e ka radhën për të u bërë kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Gecaj përmes një postimi në Facebook, thotë se me short njëri prej tyre do të bëhet kryetar Kuvendi.

Ja postimi i plot:

Jo me PDK- në, jo me PDK. Mire eshte mos me u gut fort, edhe do si pak me te forte kane pa thane keshtu, po ja qe dashuria e pare ishte ma fatale se cdo gje tjeter.

Isen, e edhe Ramushin PDK i ka bere kryeministra. Tash eshte reni, njerin prej tyre me u bo kryetar kuvendi. Me short besoj se merren vesh, pra nje nga nje, me rend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat