Fillon hetim disiplinor ndaj policit të Durrësit që kërcënoi pushuesin nga Kosova

Aktuale

Fillon hetim disiplinor ndaj policit të Durrësit që kërcënoi pushuesin nga Kosova

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 18:59
Ilustrim

Policia e Shqipërisë ka suspenduar nga puna policin A.L pasi kishte kërcënuar një pushues nga Kosova, të cilit i ishin vjedhur telefonat celularë në apartamentin me qira ku ishte duke pushuar në Durrës.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka thënë se ndaj këtij polici tanimë ka filluar edhe hetimi disiplinor.

“Mund të them se rasti i pushuesit nga Kosova që kishte deklaruar se është kërcënuar nga policët shqiptarë, pasi që iu vodhën edhe telefonat celularë, po trajtohet në nivelin e duhur, sidomos pas njoftimeve dhe komunikimeve që kemi pasë drejtpërdrejt me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshi dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu”.

“Rasti është trajtuar me urgjencë në të gjitha nivelet dhe me seriozitet. Unë falënderoj ministrin Leshi dhe drejtorin Veliu, që u inpenjuan personalisht për këtë rast”.

Në policinë e shtetit shqiptar pas këtij rasti kanë deklaruar se punonjësit e saj mbeten të angazhuar maksimalisht për të garantuar një ambient sa më të sigurt për të gjithë pushuesit, vizitoret dhe turistët.

Po ashtu, Policia e Shqipërisë i fton qytetarët që të informojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën dhe çdo paligjshmëri, duke garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat