Edhe Albulena Haxhiu ka dy fjalë rreth vazhdimit të kontratës me Z-Mobile

Aktuale

Edhe Albulena Haxhiu ka dy fjalë rreth vazhdimit të kontratës me Z-Mobile

Nga: Z.B Më: 28 korrik 2019 Në ora: 22:47
Albulena Haxhiu

Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile në vazhdimësi kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me kontratën. Mospajtimet mes palëve kishin nisur kur Z-Mobile kërkoi numeracion shtesë. Çështja kishte shkuar në arbitrazh dhe Gjykata e Prishtinës vendosi në favor të Z- Mobile.
Ndërsa për këtë ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes njëstatusi në llogarinë e saj në Facebook e cila ka shkruar se negocim për vazhdimin e mundshëm të kësaj kontrate është i papranueshëm.

“Asnjë kusht nuk është i pranueshëm. Kontrata e Telekomit me Z-Mobile duhet të mosvazhdohet. Çdo negociim për vazhdim është i papranueshëm. 30 korrik#Fund”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat