Haziri: Kurrë me PDK-në, po me VV-në dhe PSD-në

Aktuale

Haziri: Kurrë me PDK-në, po me VV-në dhe PSD-në

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 08:34
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, foto: Bota sot

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri thotë se partia e tij ia ka bërë “bllok” bashkëpunimit me PDK-në e Kadri Veselit, por…

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) para dy vjetësh e gjysmë i ka dhënë fund bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pasi që janë dëshmuar si rrënues të urave të bashkëpunimit. Kështu ka deklaruar për “Zëri” nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, duke shtuar se jo vetëm subjektet politike, por as qytetarët nuk kanë më besim në PDK-në e Kadri Veselit.

Derisa thotë “kurrë” për një bashkëpunim politik me PDK-në, numri dy i LDK-së thotë se ka tendencë për një bashkëpunim në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe me Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit.

“Natyrisht bashkëpunimi opozitar me LVV-në dhe me PSD-në është bashkëpunim në nivel të liderëve, që është serioz. Kështu që tendencat janë të bashkëpunojmë, por është kryetari i LDK-së dhe Kryesia e LDK-së përmes Këshillit të Përgjithshëm do ta bëjnë vlerësimin final”, shprehet Haziri.

Në këtë intervistë për “Zërin” numri dy i LDK-së ka folur edhe për zgjedhjet në parti, që do të mbahen këtë të shtunë (më 3 gusht), me ç’rast është përgjigjur nëse është kandidat për ta marrë “timonin” e partisë ose nëse e përkrah kandidaturën e mundshme të Isa Mustafës, të Agim Veliut, të Fatmir Sejdiut dhe të Vjosa Osmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat