AAK dhe Nisma pa anëtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Aktuale

AAK dhe Nisma pa anëtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 18:34

Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme ka mbajtur një seancë shqyrtuese, ku ka nxjerrë disa vendime.

Ata kanë vlerësuar kushtetshmërinë e vendimit të Presidentit Hashim Thaçi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kërkesa ishte parashtruar nga deputeti i Nisma-s Bilall Sherifi, dhe 29 deputet të tjerë.

Gjykata ka konstatuar se vendimi i Presidentit të Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me kushtetutën.

Image
Image

“- Gjykata, në mbështetje të nenit 113, paragrafi 2 nënparagrafit 1 të Kushtetutës, të
neneve 29 dhe 30 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në mbështetje të rregullave
59 (a) dhe 67 të Rregullores së punës, vendosi:

I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme për shqyrtim në merita;

II. TË KONSTATOJË se Vendimi nr.57/2019, Vendimi nr.58/2019, Vendimi

nr.59/2019, Vendimi nr.60/2019, Vendimi nr.61/2019, Vendimi nr.62/2019,

Vendimi nr.63/2019, Vendimi nr.65/2019, të 28 marsit 2019 të Presidentit të

Republikës së Kosovës, nuk janë në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 139

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve] të Kushtetutës.”, shkruan në vendimin e Gjykatës Kushtetuese përcjellë Klan Kosova.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese lë pa anëtar në KQZ dy parti, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat