Ramush Haradinaj jep një mesazh nga Peja

Aktuale

Ramush Haradinaj jep një mesazh nga Peja

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 20:02
Ramush Haradinaj

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Pejë ku ka mbajtur një takim me strukturat e partisë së tij në këtë qytet.

Haradinaj, i cili dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit gati dy javë më parë, ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kujtojmë se Haradinaj kishte kërkaur që të mbaheshin zgjedhje sa më shpejt kur kishte deklaruar dorëheqjen e tij.

“Në një atmosferë mobilizuese, takim me strukturat e AAK-së në Pejë, aty ku u lind Aleanca”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Tani më e fuqishme se kurrë, Aleanca është e gatshme për zgjedhjet nacionale, me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin, ekonomikisht të zhvilluar dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat