Edhe Hoxhaj thotë se PDK është gati për përgjegjësi të reja

Aktuale

Edhe Hoxhaj thotë se PDK është gati për përgjegjësi të reja

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 20:02
PDK

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se PDK është e gatshme për fitore.

Hoxhaj ka publikuar fotografi nga takimi i mbajtur sot i Këshillit Drejtues të kësaj partie dhe ka thënë se PDK është e gatshme për përgjegjësi të reja para qytetarëve të Kosovës.

“Takimi i Këshillit Drejtues të PDK-së. Gati për fitore të reja politike. Gati për përgjegjësi të reja para qytetarëve të Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Gjatë ditës se sotme edhe Kadri Veseli ka thënë se është i gatshëm të marrë përgjegjësi të reja.

Veseli potencoi, po ashtu, se PDK-ja si çdoherë është e gatshme të shtyjë tutje suksesshëm agjendat zhvillimore të vendit dhe agjendat integruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat