Albulena Haxhiu: Haradinaj nuk dha dorëheqje për shkak të Gjykatës Speciale

Aktuale

Albulena Haxhiu: Haradinaj nuk dha dorëheqje për shkak të Gjykatës Speciale

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 21:23
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se Haradinaj po kërkon një deriçkë për të ruajtur pushtetin që e kishte dhe që e keqpërdori aq shumë.

“Kur pa që nuk mundet më të përfitojë në emër të luftës, duket se i ra pishman për dorëheqjen. Tani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sepse mundohet të gjej një deriçkë për të ruajtur pushtetin që e kishte dhe që e keqpërdori aq shumë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Postimi i Haxhiut në Facebook:

Haradinaj dha dorëheqje duke u viktimizuar me ftesën nga Gjykata Speciale ndonëse arsye nuk ishte ftesa e speciales.  Kur pa që nuk mundet më të përfitoi në emër të luftës, duket se i ra pishman për dorëheqjen. Tani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sepse mundohet të gjej një deriçkë për të ruajtur pushtetin që e kishte dhe që e keqpërdori aq shumë.

Kthim prapa as që mund të ketë.  Zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë.

Shpresa e vetme për vendin është Lëvizja VETËVENDOSJE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat