Zv/ministri i Mbrojtjes: Serbia u kthye në Rusinë e vogël dhe kjo është shqetësim për gjithë rajonin

Aktuale

Zv/ministri i Mbrojtjes: Serbia u kthye në Rusinë e vogël dhe kjo është shqetësim për gjithë rajonin

Nga: G.B Më: 29 korrik 2019 Në ora: 21:47
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Serbia është kthyer në Rusinë e vogël dhe kjo është shqetësim për gjithë rajonin, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se orientimi dhe armatosja e Serbisë me paisje ruse ka për synimin rrezikimin e Ballkanit, ndërsa paraqet hakmarrjen ruse e serbe ndaj NATO-s dhe demokracive të botës.

“Duhet të jetë e qartë se paqja e përhershme në Ballkan arrihet kur secili shtet i rajonit anëtarësohet në NATO dhe asnjë shtet në Ballkan nuk shërben si Rusi e Vogël”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Serbia u kthye në Rusinë e Vogël dhe kjo është shqetësim për gjithë rajonin.

Orientimi dhe armatosja e Serbisë me pajisje ruse (edhe pse në këto lëvizje aferat korruptive janë enorme) ka për synim rrezikimin e gjithë Ballkanit, ndërsa paraqet hakmarrjen ruse e serbe ndaj NATO-s dhe demokracive të botës.

Duhet të jetë e qartë se paqja e përhershme në Ballkan arrihet kur secili shtet i rajonit anëtarësohet në NATO dhe asnjë shtet në Ballkan nuk shërben si Rusi e Vogël.
Prezenca dhe zgjerimi i NATO-s me Kroacinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe tashmë edhe me Maqedoninë e Veriut ka ndihmuar paqen dhe sigurinë rajonale.
Unë besoj në politikën e zgjerimit të NATO-s, sipas Nenit të 10të të Paktit Veri-Atlantik. Kështu, Kosova mund të jetë shteti i 31-të i NATO-s.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të kontribuojë fuqishëm në sigurinë rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat