Haziri tregon kushtin për tërheqjen e tij nga gara për kryetar të LDK’së

Aktuale

Haziri tregon kushtin për tërheqjen e tij nga gara për kryetar të LDK’së

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 21:47
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka insistuar se një kandidaturë konsensuale do të ishte e përshtatshme për të drejtuar LDK-në.

Haziri ka thënë se u qëndron fjalëve që ka deklaruar më parë se nëse nuk ka konsensus të gjerë do të garoj për kryetar të LDK-së.

“Jam ithtar i arritjes së marrëveshjes deri në ditën e fundit… Natyrisht, nëse nuk arrihet një marrëveshje parimi i demokracisë së brendshme më lejon të kandidoj për kryetar të LDK-së”, tha ai.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënës se do të largohej nga gara nëse del një kandidat konsensual, pasi ai thotë se “vetë jam propozues i këtij standardi”.

Haziri ka thënë se standardi aktual për nominimin e kandidatëve për kryetar të LDK-së është i  lartë.

“Për t’u konfirmuar një kandidaturë, duhen hiq më pak se 50+1 për qind e votave”.

Duke folur për një kandidaturë të mundshme të Isa Mustafës, Haziri ka thënë se Mustafa deri më tani ka treguar neutralitet të plotë në procesin zgjedhor.

Ai nuk ka treguar nëse figura e Isa Mustafës do të ishte për të një kandidaturë konsensuale.

Në RTV Dukagjinit, Haziri ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të ketë koalicion mes LDK-së dhe PDK-së.

“Në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë ne e kemi qartësuar pozicionin tonë. Zgjedhjet janë rruga e vetme”, ka deklaruar  Haziri.

Më tutje nënkryetari i LDK-së ka thënë se për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, nuk ka pasur asnjë komunikim mes PDK-së dhe LDK-së.

“Që nga rrëzimi i qeverisë për herë të parë nga përfundimi i luftës nuk ka pasur komunikues. Ne jemi shumë të qartë”, ka deklaruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat