LDK mblidhet nesër, diskutohen dy opsionet për zgjedhjen e kryetarit

Aktuale

LDK mblidhet nesër, diskutohen dy opsionet për zgjedhjen e kryetarit

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 22:47
Ilustrim

Nesër do të mblidhen kryesia dhe strukturat e LDK-së.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, nga mbledhja e nesërme do të dihet nëse do të ketë marrëveshje mes Isa Mustafës, Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut për kryetarin e ardhshëm të partisë.

Opsionet mësohet se janë “kryetar” ose “kryetar i nominuar për kryeministër”, njofton Klan Kosova.

Sipas këtyre burimeve në rast të mosunitetit partia mund të dëmtohet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Uniteti në këtë rast nënkupton një marrëveshje të brendshme politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat