Zeka: Presidenti nga e mërkura shkon në pushime

Aktuale

Zeka: Presidenti nga e mërkura shkon në pushime

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 00:09
Milaim Zeka

Milaim Zeka, kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës ka thënë se të mërkurën Presidenti Thaçi do të ikë në pushime. Madje ai tha se ky do të shfrytëzojë të gjithë pushtetin e tij që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

Zeka ka treguar se presidenti po i vonon zgjedhjet dhe shumë shpejtë ai do të shkojë në pushim.

“Presidenti Thaçi të mërkurën ikë në pushime. Ai do të shfrytëzojë të gjithë pushtetin që ka në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje”, ka thënë Zeka në t7.

Ai gjithashtu ka thënë se sikur Veseli të dëshironte, nesër thirret seanca që të shpërbëhet parlamenti.

“Kadri Veseli nesër me dashtë me e thirrë seancën e Parlamentit, mund ta shpërbëjë atë”, ka thënë Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat