“Çartet” Muhamet Kelmendi ndaj Thaçit: Ja akuzat e ashpra që i drejtoi ndaj presidentit, ia përmend edhe milionët!

Aktuale

“Çartet” Muhamet Kelmendi ndaj Thaçit: Ja akuzat e ashpra që i drejtoi ndaj presidentit, ia përmend edhe milionët!

Nga: N.Sh Më: 30 korrik 2019 Në ora: 10:24
Hashim Thaçi

Veprimtari dhe zëvendësministri i Arsimit, Muhamet Kelmendi është nervozuar mjaftë shumë ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Kelmendi ia përmend Thaçit se ishte shkatërruesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithashtu ia përmend edhe pazaret që po i bën në dëm të Kosovës, krijimin e Komunave me shumicë serbe në Kosovës si dhe i thotë që tash po punon për ndarjen e Kosovës duke e keqpërdorë me të madhe shtetin e Kosovës.

Tutje Kelmendi thotë se, Thaçi dhe familja e tij u bë milionerë:

Ja postimi i plotë:

Z. Ramush Haradinaj do te fiton ne ZGJEDHJE

Populli e dine vullnetin dhe qellimin qe e ka z.Hashim Thaci me Kadri Veselin.

Por, duket se personalisht ti dhe z.Veseli nuk jeni mjafte te qarte ne ate rruge.pa krye dhe armiqesore.

Ju e doni Kosoven re ndare dhe te copetuar.

Nuk mundeni kurre qe per interesa te ngushta te sakrifikoni kombin dhe shtetin.

Fale zotit as ty dhe as kend tjeter populli i yne nuk e ndegjon.

Ai eshte i lire dhe do te fiton cdo here.

Ketej, jam i sigurte se as ne thirrjet uluruese tuaja kunder Ramush Haradinaaj, nuk do te iu ndegjohen nga kombi yne.

Mjafte z.Thaci!

E shkaterrove UCK-ne; bere pazare te pista per sovranitetin e teresine territoriale te Kosoves, si dhe krijove ASK ne Kosove.

Tash po.punon per ndarjen e Kosoves.

Keqeperdore me te madhe shtetin. Ju dhe familja u bete milionere.

Tash po thirrre kunder Ramush Haradinaj.

Kjo nuk do te iu shkon.

Ju dhe soji i juaj nuk do te ndegjoheni.

Koha eshte te pergjigjeni per te bemat ndaj shtetit dhe kombit.

Nuk keni ku shkoni!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat