Veseli nuk i shkon në takim ish-kryeministrit, Haradinaj thotë se është kohë fushate

Aktuale

Veseli nuk i shkon në takim ish-kryeministrit, Haradinaj thotë se është kohë fushate

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 14:41
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Pasditen e së martës, krerët e koalicionit u takuan për të diskutuar situatën e fundit në vend, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky i fundit u kishte dërguar ftesë Kadri Veselit, Fatmir Limajt e Behxhet Pacollit. Megjithatë pjesë e këtij takimi nuk ishte kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Haradinaj kishte bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se do të ftojë për sot në takim krerët e partive që deri më tani ishin pjesë e koalicionit qeverisës.

Megjithatë, pas takimit i pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se ky takim ishte më shumë për kafe, teksa shtoi se u diskutua edhe rëndësia e shkuarjes sa më shpejt në zgjedhje.

Limaj:  Janë takime normale, konsultative

“Janë takime normale, konsultative. Sot e kemi pirë nga një kafe, pak më herët me kolegët, ku biseduam për zhvillimet, biseduam se si të ecim përpara. Besoj që është e qartë se vendi është në prag  të zgjedhjeve dhe duhet që sa më shpejt t’i jepet epilog kësaj çështjeje. Të caktohet data e zgjedhjeve dhe të shkojë vendi drejt zgjedhjeve...Ne i kemi kafet e rregullta të ditës, janë konsultime të vazhdueshme. Nuk ka ndonjë konsultim të veçantë me ndonjë agjendë, por thjesht janë takime dhe konsultime të shkëmbimit të mendimeve. Dhe vendi është mirë që sa më shpejt të mblidhen partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Natyrisht, edhe presidenti ta kryejë detyrën e vet, dhe të jepet një datë e zgjedhjeve sipas marrëveshjes politike”, ka thënë Limaj.

Sa i përket shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, i pari i Nismas shpreson që nga java e ardhshme të ketë një zgjidhje për këtë çështje.

Limaj: Ishte takim për kafe

“Unë shkova me e pi një kafe me Ramushin pastaj ka ardhur edhe zotëri Pacolli. Po e them që nuk ka qenë një takim i veçantë. Pres takime të veçanta me agjendë të qartë kur të na thërrasë edhe presidenti, por edhe grupet politike. Ky është thjesht një konsultim i vazhdueshëm, shkëmbim i mendimeve. Nuk ka qenë një takim”, tha ai.

Në këtë takim ishte i ftuar edhe Kadri Veseli, por i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës. 

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj pas takimit tha se është kohë e fushatës, dhe se është mirë që ka vullnet për zgjedhje.

I njëjti ka paralajmëruar se pas  zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK-së më 3 gusht, do të shkohet me shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.


Fatmir Limaj tregon çka u fol brenda takimit me Ramush Haradinajn

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur menjëherë pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Limaj ka thënë se në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe se është diskutuar për daljen nga situata e tanishme politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sa më shpejt që është e mundur.

Limaj u shpreh se tanimë presidenti Thaci duhet t’i thërret partitë politike në takim dhe të gjendet një mundësi që të organizohen zgjedhjet sa më parë.

Ai ka konfirmuar se brenda takimit nuk kanë qenë përfaqësuesit e PDK-së.

“Vendin e çon në zgjedhje një marrëveshje politike dhe shpërbërja e parlamentit. Aty duhet të jetë edhe opozita e përfshirë.  Janë takime normale, me kolegë biseduam për zhvillime, biseduam sit ë ecet përpara. Është e qartë që vendi është në prag të zgjedhjeve dhe duhet sa më shpejt ti ipet epilog kësaj çështje të caktohet data e zgjedhjeve dhe të dalim nga kjo situatë. Nuk është naj takim i veçantë me ndonjë agjendë, por janë konsultime normale. Me u mbledhë partitë politike, me caktu datën e zgjedhjeve dhe me ecë. Me pasë një datë për zgjedhje dhe me ia dërgu presidentit. Unë shkova pijta kafe me Ramushin dhe ishte thjesht një konsultim i vazhdueshëm, një diskutim normal. Unë shpreha mendimin tim, është mira sa ma shpejt me i respektu procedurat ligjore”, ka thënë ai.

***

Ka përfunduar takimi i partnerëve të koalicionit.

Çakordim total në PDK, Hoxhaj pjesë e takimit të partnerëve

Ka nisur takimi në mes kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj me liderët e koalicionit, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacollin.

Pjesë e këtij takimi nuk është  kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ndërsa kjo parti po përfaqësohet  nga nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj.

Lideri i AAK-së  gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se u ka dërguar ftesë Kadri Veselit, Fatmir Limajt e Behxhet Pacollit për të diskutuar situatën e fundit në vend, pas dorëheqjes së tij si kryeministër
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat