Presidenti Thaçi fillon takimet me partitë politike, ja më kë u takua para pak minutash

Aktuale

Presidenti Thaçi fillon takimet me partitë politike, ja më kë u takua para pak minutash

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:15
Pamje nga takimi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së kryeministrit, pasi që Republika e Kosovës ka mbetur pa qeveri.

Thaçi u shpreh se tani shtrohet nevoja për  hapa konkretë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për të pasur në vend sa më  shpejtë një qeveri funksionale e efektive. 

"Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një solucion të ri qeverisës apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejtë me qeveri. Takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse" thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të takojë edhe Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për të vazhduar konsultat për hapat e mëtejshëm në këto rrethana të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat