Në javën e kaluar është arrestuar ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morinës në Maqedoninë Veriore me fletarrestim të lëshuar nga Serbia.
Lidhur më këtë çështje, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka thënë se janë duke komentuar rregullisht me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, që të shpejtohen procedurat për lirimin e Morinës.
Gjithashtu, ai ka sqaruar se nuk ekziston as edhe një mundësi që ish luftëtari i lirisë Tomor Morina të ekstradohet në Serbi.
Postimi i plotë:
Vetëm të jemi të sqaruar: Nuk ekziston as edhe një mundësi që ish luftëtari i lirisë Tomor Morina të ekstradohet në Serbi*.
Ne jemi duke punuar ngushtë me autoritetet në Maqedoninë e veriut nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe institucionale që procedurat të kryhen sa më shpejtë dhe Tomori ti kthehet familjes së tij.